Këshillim ligjor për lejet e ndërtimit, procedurat e legalizimit dhe marrëdhëniet me autoritetet publike. Hartimi dhe rishikimi i kontratave të ndërtimit. Përfaqësim në mosmarrëveshje midis investitorëve dhe kontraktorëve, si dhe në procedura administrative. Mbështetje e plotë në përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimit për Investitor Strategjik pranë AIDA-s, përfshirë ndjekjen e procesit deri në miratimin përfundimtar.
Shiko më shumë >Këshillim ligjor mbi licencimin, autorizimin dhe pajtueshmërinë për produktet farmaceutike. Hartimi dhe negociimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe shpërndarjes. Përfaqësim para autoriteteve kombëtare rregullatore dhe inspektuese. Udhëzim mbi pajtueshmërinë me legjislacionin farmaceutik shqiptar, të BE-së dhe FDA-në, si dhe me standardet rregullatore përkatëse.
Shiko më Shumë >Hapja dhe regjistrimi i shoqërive tregtare. Hartimi i akteve të themelimit dhe dokumenteve të brendshme. Asistencë në bashkime, blerje dhe transferim aksionesh. Konsulencë e vazhdueshme korporative dhe marrëdhënie partner–menaxhim.
Shiko më shumë >Përkthim i dokumenteve zyrtare, kontratave dhe vendimeve gjyqësore. Përkthime me vulë dhe firmë të përkthyesit të licencuar. Përkthime për noterizim, legalizim dhe institucione. Verifikim i saktësisë dhe përputhshmërisë me origjinalin.
Shiko më shumë >Asistencë për hyrjen në treg, hapje kompanish dhe regjistrimin e degëve. Konsulencë ligjore dhe fiskale për kontrata ndërkufitare. Mbështetje në projekte investimi dhe partneritete ndërkombëtare. Përkthime të çertifikuara për dokumentet institucionale.
Shiko më shumë >Këshillim ligjor mbi licencimin dhe pajtueshmërinë rregullatore në sektorët e energjisë dhe minierave. Përgatitja e dokumentacionit për projekte të energjisë së rinovueshme dhe minierave, përfshirë instalimet e paneleve diellore. Mbështetje ligjore për marrëveshje bashkëpunimi, ndërmarrje të përbashkëta dhe projekte investimi. Përfaqësim para organeve administrative dhe gjykatave në çështje të lidhura.
Shiko më shumë >Çdo bashkëpunim udhëhiqet nga eksperienca, besimi, etika dhe suksesi i provuar.
Mbi një dekadë eksperiencë e kombinuar në të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët bazuar në respekt dhe konfidencialitet.
Historik i fortë suksesi në përfaqësimin e rasteve të ndërlikuara juridike.
Integriteti dhe etika janë themeli i çdo shërbimi që ofrojmë.
Një proces transparent, i strukturuar dhe profesional nga fillimi në fund.